HIPERTENSIONI ARTERIAL (HTA)

HIPERTENSIONI ARTERIAL (HTA)

    Ҫfarë është hipertensioni arterial?

    Hipertensioni nënkupton presion të lartë të gjakut, e cila shpesh është quajtur “sëmundje e fshehtë” për faktin se sëmundja është e pranishme, por pacienti nuk është në dijeni të pranisë së saj. HTA mund të shfaqet me dhembje koke, marramendje, vështirësi në frymëmarrje, humbje ekuilibri, shtrëngim në gjoks, ndjesi mbytjeje, të vjella, errësim të shikimit etj. Kjo sëmundje duhet vlerësuar dhe trajtuar në kohë për shkak të dëmeve që sjell në të gjitha sistemet. Prandaj është e rëndësishme matja e rregullt e presionit arterial sidomos në pacientë që kanë histori familjare apo shfaqin faktorë rreziku për hipertensionin. Hipertensioni Arterial është një faktor rreziku për sëmundjet kardiake dhe ato të enëve të gjakut (arterieve koronare, aortës dhe arterive periferike), dëmtimet e retinës së syrit, sëmundjet e trurit dhe të veshkave.

    Klasifikimi i HTA sipas stadeve:

     

    Vlera e Tensionit (HTA)

     

    Stadi

    PA sistolik (max)

    PA diastolik (min)

    Normal

    < 130

    < 85

    Kufiri maksimal

    130-139

    85-89

    I – i lehtë

    140-159

    90-99

    II – i moderuar

    160-179

    100-109

    III – i rëndë

    180-209

    110-119

    IV – shumë i rëndë

    > 210

    > 120

    Përsa i përket origjinës, HTA klasifikohet në:

    • HTA primar (esencial, idiopatik) prek rreth 90% të popullsisë, kryesisht mbi moshën 40 vjeçare pa ndonjë shkak të konstatuar.
    • HTA sekondar prek rreth 10% të popullsisë. Zakonisht vjen si pasojë e një sëmundjeje tjetër, ku përfshihen sëmundjet e veshkave, gjëndrave endokrine, trurit, aortës, hipertensioni në shtatzëni si shkak i përdorimit të drogave dhe alkoolit.

    HTA – klasifikimi nga pikëpamja klinike:

    • HTA stadi I – nuk ka dëmtime në enët e gjakut dhe në organe (zemër, tru, sy, veshka, etj.).
    • HTA stadi II – mund të ketë trashje të mureve të zemrës dhe dëmtime të enëve të gjakut.
    • HTA stadi III – mund të ketë dëmtime të organeve të tjera apo zgjerim te dhomave të zemrës.
    • HTA stadi I IV – dhomat e zemrës janë të zgjeruara dhe funksioni i zemrës është i dobësuar apo ka prani të dëmtimve të rëndësishme edhe në organet e tjera.

    Diagnoza:

    Vizita me mjekun kardiolog është esenciale për diagnostikimin dhe trajtimin e duhur të HTA.

    Mjeku kardiolog mund të rekomandojë realizimin e disa ekzaminimeve imazherike, laboratorike për përcaktimin e saktë të etiologjisë dhe stadit, që na çojnë drejt një trajtimi të duhur.

    Ekzaminimet që duhet të kryhen për të vendosur një diagnozë përfundimtare janë:

    • Holter i Presionit – një aparat të cilin i sëmuri e mban të lidhur 24/48 orë, gjatë aktivitetit të tij normal të përditshëm. Ky aparat mat dhe regjistron vlerat e PA çdo 30 minuta.
    • TTE – nëpërmjet informacionit që marrim për strukturën e zemrës dhe dimensionet e pareteve të saj, mund të përcaktohet nëse hipertensioni ka nisur herët apo është në fillimet e tij.
    • Ekografi Abdominale – kryhet për të përjashtuar sëmundje të gjëndrës mbiveshkore, sëmundje të veshkave, ngushtime të lindura të arterieve renale (arteriet që furnizojnë veshkat me gjak), të cilat mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut.
    • Lipidograma – nivelet e larta të yndyrnave në gjak rrisin rrezikun e HTA.
    • Glicemia/Glicemi 2h pas buke/HbA1c – diabeti rrit rrezikun e HTA.
    • Ekografi e tiroides dhe matje e hormoneve të tiroides (FT3, FT4, TSH).

    Parandalimi:

    Të parandalosh, është më mirë se të kurosh! Sidoqoftë, sëmundja hipertonike e trashëguar është e vështirë të parandalohet, prandaj është e rëndësishme të diagnostikohet shpejt dhe të fillohet mjekimi, për të parandaluar pasojat dhe komplikacionet që mund të shfaqen.

    Dieta dhe aktivieti fizik janë mënyrat më të shëndetshme për të parandaluar HTA.

    Trajtimi:

    • dietë ushqimore e shëndetshme (kufizim i yndyrnave dhe kripës), rënie në peshë te pacientët obezë
    • marrja e terapisë në mënyrë të rregullt dhe rigoroze përgjatë gjithë jetës, sipas rekomandimit të mjekut kardiolog
    • evitimi i stresit sa më shumë të jetë e mundur
    • realizimi i konsultave në mënyrë periodike dhe monitorimi i rregullt i presonit arterial në kushtet e shtëpisë

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite