Endoskopitë janë një nga shumë procedurat AJSO që kërkojnë qetësim të pacientit. Procedurat më të zakonshme janë ezofagogastroduodenoskopia (EGD) dhe kolengiopankreatografia retrograde endoskopike (ERCP).
Prania e endoskopit dhe vendosja e tij mund të shkaktojë komprimim të jashtëm dhe të çojë në obstruksion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Disa procedura endoskopike kërkojnë që pacientët të jenë në pozicionin e prirur apo gjysmë të prirur, gjë që mund të rrezikojë mekanizmin e frymëmarrjes dhe të kufizojë aksesin në rrugët e frymëmarrjes së pacientit, duke e bërë më të vështirë kontrollimin e rrugëve të frymëmarrjes gjatë një procedure.
Përdorimi i qetësuesve ose analgjezikëve gjatë endoskopisë mund të ndryshojë shumë në varësi të preferencës së mjekut. Një anestetik lokal, si lidokaina ose benzokaina, mund të aplikohet në faring për të ndihmuar në futjen e endoskopit.
Propofoli është zgjidhja që anestezistët pranë spitalit tonë propozojnë duke e rritur efektin edhe me anestetikë të tjerë sipas procedurës. Ai ka cilësi të favorshme si induksioni dhe mirëmbajtja e qetë e ndjekur nga koha e shkurtër e rikuperimit me incidencë të ulët të nauzesë pas procedurës. Pranë spitalit tone, kjo procedurë realizohet në gjumë të plotë nën qetësues të fortë duke siguruar qetësimin e plotë të pacientëve duke lejuar edhe zgjim të shpejtë.