EMBOLIA PULMONARE (PE)

EMBOLIA PULMONARE (PE)

    Embolia Pulmonare është vendosja e një trombi në një degë të arterieve pulmonare, e cila bllokon fluksin e gjakut në mushkëri.

    EP-ja zakonisht ndodh nga një trob, i cili është i vendosur në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme, por nuk përjashtohet rasti që të origjinojnë edhe në venat pelvike, renale, të ekstremiteteve të sipërme ose nga dhomat e djathta të zemrës.

    EP-ja nuk është një sëmundje konkrete, por një komplikacion i trombozës venoze.

    SIMPTOMAT

    Simptoma më e zakonshme është një dhembje e fortë e papritur pleuritike, dispne (marrje fryme) dhe hipoksi. Sidoqoftë, shumica e pacientëve mund të mos kenë asnjë simptomë në fillim ose simptomat mund të jenë të menjëhershme, katastrofike, me kolaps dinamik.

    DIAGNOSTIKIMI

    Diagnostikimi, si dhe simptomat e EP-së nuk është specifik, prandaj pacienti që dyshohet se mund të ketë EP si pasojë e një dispeneje, takipne dhe dhembjeje gjoksi në prezencë të faktorëve të rrezikut, duhet të bëjë të gjitha testet dhe ekzaminimet diagnostikuese derisa të vendoset ose të përjashtohet totalisht diagnoza e embolisë.

    • Shenjat klinike janë:
    • Takipne 96%
    • Rale 58%
    • Takikardi 44%
    • Temperaturë mbi 37.8°C 43%
    • Diaforezë 36%
    • Galop S3 dhe S4 34%
    • Tromboflebit 32%
    • Edemë e ekstremiteteve të poshtme 24%
    • Murmur kardiak 23%
    • Cianozë 19%
    • D – dimer
    • WBC (rruazat e bardha)/Astrupogramë
    • Niveli i troponinave /BNP (Brain Natriuretic Peptide)
    • Angio CT – gold standard dhe kriter bazë që vendos diagnozën e Embolisë Pulmonare
    • Rografi pulmoni – në shumicën e rasteve që kanë EP tregon imazh anormal, por nuk është specifike.
    • V/Q scan (skaner Ventilim/Perfuzion) – rekomandohet kur CT nuk është e disponueshme ose e kundër-indikuar.
    • EKG – mund të japë ndryshime vetëm të ritmit, kryesisht takikardi ose deformime jospecifike të ST-T.
    • MRI
    • Eko Kardiake – eko transezofageale mund të evidentojë praninë e trombit central pulmonar.
    • Eko e Venave- kriteri bazë për diagnostikimin e trombozës së venave të thella.

    KONTROLLIMI

    Antikoagulimi dhe tromboliza

    Dhënia e antikoagulantëve është e domosdoshme në çdo pacient të dyshuar për EP ose TVTH. Jepen në mënyrë empirike në çdo pacient deri në marrjen e përgjigjeve të analizave.

    Tromboliza bëhet në çdo pacient që i është vënë diagnoza e TEP dhe ka hipotension (SP < 90 mmHg), si dhe nuk ka rrezik për hemoragji.

    Mjekimi me antikoagulantë për një periudhë afatgjatë është kritik në parandalimin e një ripërsëritjeje të TEP-së apo TVTH-së. Edhe te pacientët të cilët pas episodit të parë kanë vlera normale të gjakut, rreziku i ripërsëritjes është i lartë, nëse nuk merr antikoagulantë në vazhdimësi.

    Mjekimi me antikoagulantë përfshin:

    • heparinë e pafraksionuar,
    • heparinë me peshë të vogël molekulare,
    • inhibitor të faktorëve Xa

    Agjentët trombolitikë që përdoren në TEP janë:

    • alteplase,
    • Trajtimi kirurgjikal
    • Embolektomia me kateter ose embolektomia kirurgjikale
    • Vendosja e një filtri në venën cava

    Rezervo Vizitën

    spitali gjerman vizite