Dr. Tefta SHAQIRI
Mjeke Laboratori Klinik- Biokimik
Me një eksperiencë 30 vjeçare si mjeke dhe një eksperiencë mbi 12 vjeçare pranë spitalit tonë, Dr. Tefta ka dhënë kontributin e paçmuar në shtimin e gamës së ekzaminimeve laboratorike specifike, të cilat vijnë në ndihmë për një diagnozë të saktë për pacientin.
Trajnimet e shumta brenda dhe jashtë vendit, kanë çuar në ngritjen e vazhdueshme profesionale të saj duke qenë në koherencë të vazhdueshme me mjekët klinicistë të spitalit për të ofruar njohuri dhe qasje të reja në fushën laboratorike, duke siguruar kështu cilësi maksimale në shërbim të pacientit.
Dr. Tefta është hartuese e një game të gjerë paketash laboratorike për kompanitë e sigurimeve dhe kategorive të ndryshme sipas specialiteteve.
Dr. Tefta është vlerë e shtuar e spitalit tonë.