Simptomat e infarktit te miokardit

Simptomat perfshijne:

  • Parehati, tension, rendese ose dhimbje ne kraharor, krahe dhe nen kocken e sternumit
  • Parehati qe rrezatohet ne kurriz, nofullen e poshtme, fyt dhe ne krahe
  • Fryrje, dispepsi ose ndjesi mbytjeje
  • Djersitje, perzjerje, te vjella ose marrje mendsh 
  • Dobesi, ankth, mungese fryme 
  • Shpeshtesi te rrahjeve te zemres ose çrregullim te tyre

Gjate nje infarkti, simptomat zgjasin 30 min ose me shume dhe nuk lehtesohen aspak nga vendosja e nitroglicerines nen gjuhe. Disa persona pesojne infarkt te miokardit pa shfaqur asnje simptome ( infarkt i heshtur). Ai mund ti ndodhi kujdo, por eshte me i shpeshte tek njerezit qe vuajne nga diabeti.

Cfare duhet te beni nese ju ndodh infarkti i miokardit? 

Pas nje infarkti, mjekimi i shpejte per te zhbllokuar arterien eshte shume i rendesishem dhe mund te reduktoje shume demet e perhershme. Ne shenjat e para te infarktit lajmeroni menjehere urgjencen. Periudha me e mire per te mjekuar nje infarkt eshte brenda nje ose dy oreve nga fillimi i simptomave. Duke pritur me teper shtohen demet qe mund te pesoje zemra juaj dhe reduktohet mundesia e mbijeteses.

MJAFTON TE DIAGNOSTIKOHET NE KOHE JU MUND TA SHPETONI JETEN TUAJ!