Si diagnostikohet infarkti i miokardit? 

Per te diagnostikuar nje infarkt, mjeket e urgjences do ju pyesin per simptomat qe keni pasur dhe do t’i vleresojne ato. Diagnoza bazohet ne simptomat dhe rezultatet e analizave. Qellimi i trajtimit eshte mjekimi sa me i shpejte dhe kufizimi sa me teper i demeve muskulare.

Analizat dhe testet per te diagnostikuar nje infarkt : 

1 – EKG ose Elektrokardiogrami – Mund te thote sa demtime ka pesuar muskuli i zemres dhe ne cilin vend ka ndodhur. Per me teper rrahjet e zemres dhe ritmi i tyre mund te mbahet nen monitorim.

2 – Analizat e gjakut – Ne gjak mund te gjendet nje sasi e mjaftueshme enzimash kardiake te cilat na tregojne per demtimet e muskulit te zemres. Keto enzima normalisht gjenden brenda qelizave te zemres dhe jane te nevojshme per funksionimin e saj. Kur muskuli kardiak demtohet, qelizat demtohen dhe si rrjedhoje permbajtja e ketyre qelizave perfshire dhe keto enzima hidhen ne gjak.Duke matur nivelin e ketyre enzimave, mjeku mund te percaktoje madhesine e infarktit dhe kohen e perafert kur filloi. Nivelet e troponines gjithashtu maten. Ajo eshte nje proteine qe gjendet ne brendesi te qelizave te zemres dhe leshohet kur ato demtohen nga mungesa e furnizimit me gjak. Sasia e troponines mund te diagnostikoje edhe infarkte shume te vogla.

3 – Ekokardiografia – Eshte nje test imazherie qe mund te perdoret gjate dhe pas nje infarkti per te pare si po pompohet gjaku nga zemra dhe kush jane siperfaqet ne te cilat nuk po pompohet normalisht. Gjithashtu eko-ja tregon gjithashtu nese strukturat e tjera te zemres si valvulat, septumi etj jane demtuar gjate infarktit.

4 – Kateterizimi kardiak – Ai mund te perdoret gjate ores se pare te infarktit, nese mjekimet nuk po e lehtesojne ishemine apo simptomat. Mund te perdoret per te vizualizuar menjehere arteriet e bllokuara dhe per te ndihmuar mjekun te percaktoje cfare procedure i duhet per te zhbllokuar arteriet.