VENDODHJA

Rr.Nikolla Lena(kryqezimi me rr.Kavajes), Tirane

(0) 67-2004282

Telefono ne cdo moment 24/7

Radiologjia

Radiologjia

Prane Spitalit Gjerman nje nder departamentet e pare dhe me te zhvilluar eshte ai i radiologjise, i cili luan nje rol shume te rendesishem ne diagnostikim, kontroll dhe parandalim.

Radiografia

  1. Cfare eshte radiografia?

Radiografia eshte ai modalitet imazherik me ane te te cilit merren imazhet te strukturave te trupit duke perdorur rrezet X. Rrezet X jane nje forme e rrezatimit te ngjashme me driten, valet radio dhe mikrovalet por rrezatimi X eshte i vecante sepse ka nje sasi shume te larte energjie cka i lejon rrezeve te penetrojne permes strukturave anatomike dhe te krijojne imazhin radiografik. Imazhi krijohet si pasoje e absorbimit te rrezeve X nga keto struktura anatomike. Strukturat dense si psh. kockat absorbojne nje sasi te madhe rrezatimi (duke u shfaqur si gri e lehte ne imazhe), nderkohe qe strukturat me densitet te ulet si psh. indet e buta absorbojne sasi me te paket rrezatimi x (duke u shfaqur si gri e erret ne imazh), Trupi ka struktura me densitete te ndryshme dhepikerisht kjo diference krijon imazhin.

 

  1. Cfare pergatitje duhet te behet per te bere nje radiografi?

Per radiografine e thjeshte nuk ka instruksione specifike parapergatitjeje por jane disa gjera qe pacienti duhet ti dije perpara se te drejtohet per kryerjen e nje radiografie:

  • Sigurohuni qe te paraqiteni ne departamentin e imazherise diagnostike me nje rekomandim ne lidhje me radiografine qe kerkohet nga mjeku referues.
  • Informoni doktorin tuaj dhe teknikun radiolog i cili kryen ekzaminimin neqoftese ekziston ndonje mundesi qe ju te jeni shtatzene (per pacientet femra). Ky eshte informacion shume i rendesishem. Siguria e fetusit eshte prioriteti numer nje. Rrezatimi X mund te shkaktoje anomali te fetusit.
  • Pergatituni te zhvisheni dhe te vishni nje perparse spitalore. Veshjet e ndryshme permbajne objekte metalike si kopsa, zinxhire duke interferuar ne kualitetin e imazhit. Kjo siguron kualitetin maksimal te imazhit.

3.Cfare ndodh gjate kryerjes se radiografise?

Tekniku radiolog ju therret emrin dhe ju shoqeron ne dhomen e ekzaminimit.

Ata ju shpjegojne proceduren dhe ju parapergatisin ne varesi te pjeses se trupit te do te ekzaminohet. Kjo perfshin:

  • Pozicionin tuaj (psh. ulur ose ne kembe).
  • Numrin e kspozimeve.
  • Kohezgjatjen e ekzaminimit.

 

Eshte shume e rendesishme qe te qendroni pa levizur kur tekniku radiolog ju instrukton sepse levizjet mund te shkaktojne mjegullim te imazhit.

Pas kryerjes se ekspozimit teknikut radiolog do ti duhen edhe disa minuta per te kontrolluar dhe procesuar cdo radiografi.

Ndonjehere nevojiten projeksione radiologjike shtese per te marre me shume informacion, cka do te ndihmoje mjekun radiolog per te vendosur nje diagnoze te sakte. Ky nuk eshte nje problem per te cilin duhet te shqetesoheni sepse neqoftese ndodh eshte dicka e zakonshme. Projeksionet shtese kryhen per te marre nje pamje me te qarte te struktures anatomike ne studim dhe jo sepse ka nje problem me domosdosmeri.

Ne momentin qe procedura mbaron tekniku radiolog ju informon se kur do te merni rezultatin. Radiografine e vlereson specilisti mjeku radiolog qe vendos nje diagnoze dhe shkruan nje raport ne lidhje me radiografine. Raporti me pas i dergohet mjekut referues ose specialistit  qe e kerkoi ekzaminimin per ndjekje te metejshme.

  1. Sa zgjat procedura e kryerjes se radiografise?

Zakonisht zjgat me pak se 15 minuta, por sigurisht qe kjo varet nga pjeset e trupit qe do te ekzaminohen, aftesia juaj per te levizur si dhe kushtet e shendetit tuaj. Ne shumicen e rasteve kryhet radiografi ne dy projeksione ose me shume, pra merret imazh i struktues ne disa drejtime per te marre informacionin e nevojshem diagnostik, kjo kerkon qe ju te levizni ne pozicione te ndryshme. Psh per nje radiografi pulmoni ne nje pacient ne gjendje te mire duhet me pak se nje minute. Gjithsesi ne pacientet me gjendje jo shume te mire si dhe tek femijet qe e kane te veshtire te qendrojne dhe te bashkepunojne sipas instruksioneve te dhena nga tekniku radiolog, ekzaminimi mund te zgjase me shume.

  1. Cilat jane risqet e kryerjes se nje radiografie?

Ne pergjithesi benfitet e kryerjes se radiografise jane me te rendesishme sesa risku i cili eshte minimal. Me dozat e rrezatimit qe perdoren ne radiografine e thjeshte nuk ka evidenca per efekte shendetesore. Ekzistojne dy risqe madhore qe ndodhin si pasoje e rrezatimit jonizues qe jane:

  • Kanceri disa vite pas ekspozimit nga rrezatimi.
  • Probleme shendetesore tek femijet e lindur nga personat qe jane ekspozuar nga rrezatimi si pasoje e demtimit te qelizave riprodhuese.

Studimet mjeksore nuk kane arritur qe te japin nje konkluzion neqoftese ka ose jo efekte sinjifikative ne pacientet e ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues ne dozat qe perdoren ne imazherine dignostike. Doza e rrezatimit qe merret ne nje radiografi te thjeshte eshte shume here me e vogel sesa ajo qe merret ne procedurat e tjera radiologjike si tomografia e kompjuterizuar CT dhe andiografia.

Nje pacient duhet te beje perkatesisht 38 radiografi pulmoni per te marre sasine e rrezatimit qe ai mund te marri normalisht ne nje vit nga rrezatimi ne mjedis (sipas ARPANSA 2008). Kjo eshte inkurajuese dhe suporton perdorimin e dozave te ulta te rrezatimit ne radiografine diagnostikuese.

 

  1. Cilat jane benefitet e kryerjes se nje radiografie?

Radiografia eshte e rendesishme ne diagnostikimin e semundjeve te tilla si pneumonia, frakturat kockore, infeksione kockore, arthrite, kancer, kolapsin pulmonar etj.

Radiografia eshte e shpejte dhe e thjeshte keshtu qe vjen ne ndihme vecanerisht ne diagnozat emergjente per trajtim.

Radiografia eshe relativisht me kosto jo shume te larte duke qene konvieniente per pacientet.

 

  1. Informacione te metejshme mbi radiografine:

Radiografia eshte e sigurte kur kryhet nje nje mjedis te kontrolluar si departamenti i imazherise diagnostike. Pajisjet kontrollohen rregullisht per te sigurar qe ato funksionojne ashtu sic duhet dhe nuk japin sasi me te madhe rrezatimi per pacientet dhe per stafin. Personat qe operojne me keto pajisje, tekniket radiolog, jane te licensuar dhe jane te kualifikuar per te operuar me pajisjet e rrezatimit.

MRI

1

MR – Magnetom Avanto 1.5 Tesla

Ne vitin 1882 Nikola Tesla zbuloi fushen magnetike, gje kjo qe u pasua nga shume zbulime te tjera te mevonshme. Ne vitin 1973 ne Universitetin Kolumbia Professor Isidor I. Rabi vuri re se berthama e atomit kur ekspozohet ne nje fushe elkromagnetike te fuqishme absorbon ose emeteon radiovale; ku per kete zbulim ai mori edhe cmimin Nobel.

Raimond Damandian (fizikant) vuri re se sinjali i hidrogjenit ne qeliza kancerogjene eshte i ndryshem nga sinjali i hidrogjenit ne qeliza normale, sepse tumoret permbajne me teper H2O.

Ne vitin 1973 Paul Lauterbur ne Universitetin e New Yorkut, prodhoi imazhin e pare me ane te MRI. Dhe me 3 Korrik 1977 eshte bere MRI e pare me pacient.

 

 

Parimi.

Rezonanca Magnetike (MRI) perdor fushen elektomagnetike dhe radiofrekuencat per te marre imazhet ne prerje terthore ne plane te ndryshme (transversal, koronar dhe sagital) te pjeseve te ndryshme te trupit te njeriut. Gjithashtu mund te merren edhe imazhet 3D, te cilat perpunohen dhe mund te shihen ne kende te ndryshem. Kjo gje arrihet duke shfrytezuar atomet e hidrogjenit (kemi parasysh se trupi i njeriut perbehet nga afersisht 70% H2O). Rezonanca magnetike eshte nje metode shume e besueshme dhe e kujdesshme dhe eshte nje egzaminim plotesisht i padhimbshem per aq kohe sa kryhet sic duhet. Nuk eshte nje egzminim i demshem, duke pasur parasysh qe ndryshe nga metodat e tjera imazherike qe per te marre imazhin perdorin rreze X, MRI perdor vale elektromagnetike. MRI eshte nje makine e madhe ku magneti eshte ne forme tubi (figura e mesiperme) dhe pjesa e trupit qe do studiohet vendoset ne qender te fushes.

 

Informim i pergjitheshem para egzaminimit, pergatitja:

  • Perpara egzaminimit ju duhet te largoni cdo gje si, bizhuterite, piercing, syzet, protezat dentare, aparatet e degjimit, kapeset e flokeve etj.
  • Ju duhet te zhvisheni dhe do te merrni veshje spitalore te cilat do t’ju kerkohet t’i vishni.
  • Jeni te lutur t’i tregoni tekinikut radiolog perpara egzaminimit nese ju vuani nga klaustrofobia.
  • Egzaminimi zgjat nga disa minuta deri ne nje ore ne varesi te organit qe po egzaminohet.
  • Do te kete kontakt viziv te vazhdueshem me ju gjate egzaminimit. Me ndihmen e pompes se emergjences ju mund te therrisni stafin mjekesor.
  • Gjate egzaminimit degjohen tinguj te forte, ku ju do pajiseni me kufje ku do luhet edhe muzike per te eleminuar sado pak zhurmen.
  • Ne egzaminime te ndryshme stafi mjekesor do ju jape instruksione gjate egzaminimit nese duhet qe ne momente te caktuara te ndiqni komandat e frymemarrjes me perpikmeri.
  • Tavolina e egzaminimit mund te levize gjate procedures egzaminuese.
  • Evitoni levizjet e trupit, sepse nderhyjne ne cilesine e imazhit duke shkaktuar artefakte.
  • E rendesishme: Mos kryqezoni krahet apo kembet!
  • Duhet te ndiqen instruksionet e stafit mjekesor ne menyre te perpikte.

 

 

Pse behet:

MRI eshte nje egzaminim joinvaziv dhe sic u permend edhe me lart behet per te studiuar gjithe trupin.

 

  1. MRI e trurit dhe kolones vertebrale ku mund te vleresohen:
  • Pjesa cerebrale duke perfshire patologji te ndryshme (si ishemite, lezionet demienilizuese, tumoret intra- ose ekstra-aksiale te trurit etj.) dhe problemet vaskulare (si aneurizmat e arterieve).
  • Patologjite e hipofizes.
  • Patologjite e veshit te mesem.
  • Patologjite e orbitave (syve).
  • Herniet diskale.
  • Demtimet e kordes spinale.
  • Frakturat e vertebrave.
  • Lezionet kockore te vertebrave etj.
  1. MRI e qafes (per indet e buta)
  2. MRI kardiake dhe MR Angiografi ku mund te vleresohet:
  • Funksioni kardiak.
  • Trashja dhe levizja e pareteve te muskulit te zemres.
  • Madhesia e atriumeve dhe e ventrikujve.
  • Madhesia e aortes (dilatacioni, aneurizma, disekime)
  • Bllokimi dhe stenozat e vazave te te gjithe trupit etj.
  1. MRI per toraksin dhe per mediastinin.
  2. MRI e Abdomenit dhe e pelvisit, ku vleresohen:
  • Hepari (Melcia).
  • Lieni (Shpretka).
  • Kolecista dhe duktuset biliare intra dhe ekstra-heptike (MRCP).
  • Renet (Veshkat).
  • Prostata ose uterusi dhe vezoret.
  1. MRI e sistemit muskulo-skeletik, ku studiohen artikulacionet dhe kockat per te vleresuar demtimet nga traumat e ndryshme, problemet me artikulacionet, lezionet kockore, tumoret e ndryshme kockore dhe te indeve te buta:
  • Skapulo-humeral.
  • Cubiti (i brrylit).
  • Radiokarpal.
  • MRI e dores.
  • Kokso-femoral.
  • i gjurit.
  • talo-krural.
  • MRI e kembes.
  • MRI e humerusit.
  • MRI e parakrahut.
  • MRI e femurit.
  • MRI os Kruris (Tibia dhe Fibula).
  1. MRI e fetusit.
  2. MRI per moshat pediatrike (edhe me perdorimin e anastezise).

 

Kundraindikimet:

Krahas gjithe gjerave pozitive qe ka Rezonanca Magnetike, ku mund te permendim mungesen e rrezatimit jonizuez, cilesine e larte te imazheve, marrjen e imazheve ne plane te ndryshme etj, si c’do metode tjeter edhe MRI ka kundraindikime ku permendim:

  1. Pacientet qe jane portator te Pace Maker nuk mund te futen ne MRI!
  2. Pacientet qe kane proteza metalike.
  3. Pacinetet qe kane trupa te huaj metalik ne trup.
  4. Pacientet qe kane implante (Defibrilator, valvula kardiake, aparate degjimi, klip aneurizme, pompe insuline, pompe dhimbje, proteza artikulare).
  5. Pacientet ne shtatzani.

Vetem pacientet qe jane protator Pace Maker nuk mund te futen ne MRI, kurse per sa ju perket pikave te tjera, nese pacienti mund te futet ne MRI do te vleresohet nga stafi mjekesor.

 

Ne lidhje me lendet e kontrastit:

Ne varesi te egzaminimit,mund te jete e nevojshme qe t’iu injektohet nje lende kontraste ne rruge intra-venoze. Lenda e kontratit qe perdoret eshte me baze Godolinium (jo-jonike). Kjo permireson vleresimin e metejshem te disa organeve dhe disa strukturave anatomike, dhe te ndonje semundje te mundshme, diagnostikohet me lehte. Studimet shkencore kane treguar se ne 99% te pacienteve nuk ka pasur efekte anesore pas injektimit te kontrastit. Si ne cdo nderhyrje mjekesore, komplikacionet e rrezikshme per jeten jane te mundshme, por ekstremisht te rralla.Komplikacionet e renda jane teper te pazakonta (1:10.000)2 ,ndaj risku i ketij egzaminimi, krahasuar me perfitimin e arritur, eshte shume i vogel.

Per te vleresuar rastet ne te cilat risqet jane me te larta, eshte e rendesishme te dihet funksioni i veshkave, perpara se te injektohet nje lende kontraste. Nese ndodhin efekte anesore,eshte menjehere e disponueshme asistenca mjekesore.

Efektet anesore dhe komplikimet e lendes kontraste:

  • Hematoma ne vendin e injektimit, dhe shume rralle infeksioni lokal.
  • Ne rrethana te caktuara mund te ndodhin dhe reaksione te papajtueshmerise si: luhatje te lehta te tensionit, nauze, ose reaksione alergjike si urtikarie apo te kruajtura.
  • Ne raste shume te rralla mund te verehen efekte anesore te renda si: probleme me frymemarrjen, renie e tensionit arterial, arritmi ose krampe.
  • Ne raste te insuficiences renale, mund te ndodhin inflamacione te lekures apo indeve te buta, me ngurtesim te artikulacioneve apo formimin e cikatriceve.

 

Pacientet klaustrofob:

Per pacientet qe jane klaustrofob (frike nga vendet e mbyllura) mund te behet edhe nen efektin e sedacionit, ku mjeku anastezist eshte i pranishem per te dhene medikamentet e nevojshme.

Gjithashtu me ndihmen e mjekut anastezist mund te bejme MRI edhe per moshat pediatrike te cilet nuk qendrojne brenda magnetit.

Skaneri (CT)

2
3

Tomografie e kompjuterizuar (ndryshe njohur gjeresisht si CT) eshte nje metode diagnostikimi e cila perdoret prej vitit 1971. Megjithese ne fillimet e saj perdorej vetem per te diagnostikuar koken, sot eshte metoda me te cilen 90 % e diagnozave radiologjike vendosen me te.

Pioneret e CT si matematicieni Johann Radon, fizikanti Allan M. Cormack, dhe inxhinieri elektro-teknik Godfrey Hounsfield arriten te krijonin per here te pare CT ne perdorim te te gjithe trupit.

Si funksionon CT

 

CT perdor nje llambe me rreze X e cila rrotollohet 360o ne nje rreth te mbyllur dhe arrin te marre prerje me rezolucion te larte te cilat me pas rindertohen.

Koha e ekzaminimit eshte shume e shkurter dhe pasi pacienti ka kryer ekzaminimin rindertohen imazhet dhe riformatohen per tu arkivuar dhe per tu pergatitur raporti i mjekut radiolog.

 

 

C’fare tip skaneri duhet te zgjedh per shendetin tim?

Pa dyshim skanerin tone, nje model Siemens 64 detektore, super i shpejte dhe me doze te ulet rrezatimi. Prane departamentit te radiologjise, ju ofrohet mundesia per te kryer ekzaminime cilesore dhe me teknologjine moderne bashkekohore. Modeli prane spitalit tone eshte Dual Focus CT dhe ploteson te gjitha standartet e vendosura nga BE per kualitetin dhe rrezatimin.

Duhet thene se ne fillimet e ekzaminimeve me CT doza e rrezatimit ishte disi e larte dhe jo gjithmone mund te merreshin perfitimet e pritura.

 

Ne fillim te viteve 90 hyri metoda spirale e ekzaminimit CT (derivat i saj jane edhe makinerite moderne) me ane te te ciles mund te ekzaminoheshin zona te gjera anatomike me cilesi me te mire imazhesh dhe doza pak me te ulta rrezatimi.

 

Rreth vitit 1998-99 hyri ne treg nje forme e re ekzaminimi, ekzaminimet dy-dimensionale, te cilat perdoren ne CT-Angiografi dhe rindertimi tashme jo vetem planar (aksial) por edhe ne hapesire sagittal ose koronar.

Cilat Organe mund te diagnostikohen me CT?

Me CT mund te ekzaminohen pothuaj te gjithe organet e trupit por varet nga mjeku i cili kerkon ekzaminimin dhe zona e interestit.

1-1

Koka/Qafa

  • Truri
  • Sinuset
  • Veshi i mesem.
  • Tumoret e veshit.
  • Limfonoduj e qafes.
  • Masat e tirodides.
  • Masat e larinksit.
1-2

Trungu

  • Mushkrite
  • Aorta
  • Arteriet pulmonare
  • Limfonodujt e toraksit
1-3
1-4

Hepari (Melcia)

  • Diagnostikimi i tumoreve te heparit.
  • Cihrroza hepatike.
  • Tromboza e venes porta.
1-5

Koloni

  • Endoskopi Virtuale

Comments are closed.