Proçedura jo-kirurgjikale “Rashkind” tek një bebe e sapolindur

foto-1

Ekipi i specializuar dhe me përvojë ndërkombëtare i kardiopediatërve dhe kardioanestezistëve të Spitalit Gjerman në Tiranë, realizoi me sukses të plotë dhe për herë të dytë në Shqipëri (1 vit më parë është realizuar në QSUT) proçedurën jo-kirurgjikale “Balloon Atrial Septostomy (Rashkind)” tek një bebe e sapolindur (neonat – 3 ditësh), që vuante nga një defekt i lindur (transpozicion i enëve të mëdha të gjakut).

 

foto-2

 

Kjo lloj proçedure jo-kirurgjikale u krye gjatë kateterizimit kardiak, në të cilin u përdor një kateter me balon për të zgjeruar defektin interatrial ose foramen ovale (PFO).

Nëpërmjet saj u sigurua mbijetesa e bebit deri në kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale korrigjuese në një fazë të mëvonshme dhe të përshtatshme për bebin.

foto-3 foto-4

Sipas statistikave, raste të tilla të bebeve në Shqipëri me defekte të lindura variojnë nga 15-20 raste në vit.

Së shpejti pranë Spitalit Gjerman në Tiranë dhe nën asistencën e kardiokirurgëve të spitalit të mirënjohur pediatrik “Bambino Gesu” (Romë/Itali), do të jetë e mundur që të realizohen ndërhyrje kardiake për fëmijët e vegjël me probleme të lindura në zemër.