Ngushtimi I arterieve

Diabeti, pirja e duhanit, niveli i larte i kolesterolit ne gjak dhe hipertensioni, jane 4 faktoret kryesore qe sjellin ngushtimin e arterieve te gjakut ne organizmin e njeriut. Dy probleme madhore qe vijne si rezultat i ngushtimit te arterieve te gjakut, (pervec Infarktit te miokardit), jane:  ngushtimet e arterieve karotide ne qafe dhe ngushtimi i arterieve te kembeve.

Ngushtimi i arterieve karotide ne qafe, eshte nje shkaktar i shpeshte i infarkteve te trurit apo sic quhen ndryshe Insulteve ishemike, te cilet ne vetvete jane shkaku i trete i vdekshmerise ne bote dhe shkaku i pare per invalidizim te rende te njerezve.

Nderkohe qe, ngushtimi i arterieve te kembeve  shoqerohet me dhimbje te kembeve gjate ecjes, dhe arrin deri ne gangrene te kembes dhe amputimin, keputjen e saj.

Deri me sot trajtimi i vetem  i ketyre probleme te arterieve karotide, te qafes dhe arterieve te kembes, ne Shqiperi, eshte realizuar vetem me ane te nderhyrjeve kirurgjikale, nderkohe qe aktualisht ne Spitalin Gjerman ne Tirane, mjeket specialiste te ketij spitali me ne krye Dr. Maksim Llambro, arrijne te realizojne hapjen e ketyre ngushtimeve, pa operacion, pa bisturi, por vetem me ane te vendosjes se stenteve te cilet bejne te mundur zgjerimin e ketyre arterieve duke parandaluar insulte te tjera dhe duke shpetuar kembe qe jane te destinuara qe te priten. Keto jane metoda moderne trajtimi, te cilat aktualisht realizohen vetem ne Spitalin Gjerman.