Kuriozitete rreth sistemit kardiovaskular

Kuriozitete rreth sistemit kardiovaskular :

1 – Sistemi i eneve te gjakut ne trupin tend – arteriet, venat dhe kapilaret – ka nje gjatesi me teper se 60.000 milje. Nje gjatesi e tille eshte me teper se te rrotullohesh dy here rreth tokes..

2- Zemra e te rriturit pompon ne trup rreth 2.4 litra gjak cdo minute – rreth 16700 litra gjak ne dite.

3- Shumica e njerezve kur tentojne qe te lokalizojne zemren e tyre, vendosin doren ne anen e majte te gjoksit. Ne fakt, zemra juaj eshte e lokalizuar ne mes te gjoksit tuaj, mes mushkrive tuaja. Ne anen e majte te gjoksit ju ndjeni vetem tkurrjet e majes se zemres e cila ndodhet ne pjesen e poshtme te saj, e drejtuar majtas.

4- Zemra rreh rreth 100.000 here cdo dite.

5- Gjate nje periudhe jete 70 vjecare, zemra e njeriut rreh mesatarisht 2.5 miliard here.

6- Zemra e nje gruaje te rritur peshon rreth 240 g, dhe ajo e nje burri rreth 300 g.

7- Zemra e nje femije eshte perafersisht sa madhesia e nje grushti, nderkohe qe zemra e nje te rrituri eshte perafersisht sa madhesia e dy grushtave.

8- Ne perberje te gjakut ka rreth 78% uje.

9- Gjakut i nevojiten rreth 20 sekonda per te qarkulluar ne te gjithe sistemin vaskular.

10- Struktura e zemres u pershkrua per here te pare ne 1706, nga Raymond de Viessens, nje professor anatomie francez.

11- Elektrokardiograma (EKG) u shpik ne 1902 nga fiziologu gjerman Willem Einthoven. Ky ekzaminim perdoret akoma per te vleresuar frekuencen dhe ritmin e zemres.

12- Specialistet e pare per zemren – Kardiologet – dolen pas Luftes se Pare Boterore.

Ky informacion nuk ka si qellim qe te zevendesoje keshillat e mjekut tuaj. Ju lutemi konsultohuni me mjekun tuaj per informacion te metejshem ne lidhje me semundje specifike.

www.spitaligjerman.com