VENDODHJA

Rr.Nikolla Lena(kryqezimi me rr.Kavajes), Tirane

(0) 67-2004282

Telefono ne cdo moment 24/7

Kardiologjia

ZEMRA JUAJ DHE ENET E GJAKUT

Zemra juaj pompon gjakun nepermjet nje rrjeti enesh gjaku te cilat e transportojne gjakun ne trup. Zemra dhe rrjeti I eneve te gjakut quhen sistemi I qarkullimit te gjakut. Gjaku eshte I domosdoshem sepse ai transporton oksigjenin dhe lendet ushqyese ne indet e trupit dhe largojne dioksidin e karbonit dhe produktet e metabolizmit nga indet. Gjaku eshte I domosdoshem per ti mbajtur gjalle dhe funksionale indet e trupit tuaj.

Ekzistojne tre tipe enesh gjaku:

Arteriet transportojne gjakun e pasur me oksigjen nga zemra per ne inde. Sa me teper largohen nga zemra, arteriet degezohen disa here, duke u zvogeluar gjithnje e me teper.

Kapilaret jane ene gjaku te vogla dhe te holla te cilet lidhin arteriet me venat. Ato jane te holle mjaftueshem per te lejuar oksigjenin, lendet ushqyese, dioksidin e karbonit dhe produkteve te metabolizmit qe te kalojne per ne dhe nga qelizat indore. Nga kapilaret, gjaku kalon ne vena.

Venat marrin gjakun e varfer me oksigjen nga indet per ne zemer. Nderkohe qe venat I afrohen zemres, ato zgjerohen gradualisht deri sa arrijne qe ta derdhin gjakun ne zemer. Valvulat jane kapake brenda venave, te cilat happen vetem ne nje drejtim, ne menyre qe gjaku te kaloje vetem ne njerin drejtim, drejt zemres. Gjaku juaj qarkullon ne menyre te vazhdueshme brenda eneve te gjakut te trupit tuaj. Zemra juaj eshte pompa qe e ben nje gje te tille te mundur.

zemra

Zemra eshte e lokalizuar nen kafazin e brinjeve, ne te majte te kockes se derrases se gjaksit (sternumi), midis mushkerive. Zemra juaj eshte nje organ mahnites. Kjo pompe e fuqishme e cila ka formen e nje dardhe me bazen lart dhe me madhesine e nje grushti, pompon pese litra gjak cdo minute ne te gjithe trupin.

zemra2

Muret e zemres jane te perbere nga muskul. Muskujt e forte te mureve tkurren (shtrydhen), duke pompuar gjak ne arterie. Zemra eshte nje organ zgaveror kater-dhomesh. Septumi eshte nje mur muscular I cili e ndan zemren ne anen e majte dhe te djathte, te cilat konsistojne ne :
• Dy atriume (dhomat ne pjesen e siperme te zemres te cilat e marrin gjakun nga venat).
• Dy ventrikuj (dhomat ne pjesen e poshtme te zemres te cilat e pompojne gjakun drejt arterieve). Ventrikuli i majte eshte dhoma kryesore pompuese e zemres.

zemra1

Zemra e merr furnizimin e saj me gjak nga arteriet koronare. Dy arteriet koronare kryesore dalin nga niveli ku takohet aorta dhe ventrikuli I majte. Keto arterie dhe deget e tyre furnizojne gjithe pjeset e muskulit te zemres me gjak.

Arteria koronare e djathte furnizon atriumin e djathte, ventrikulin e djathte, pjesen e poshtme te ventrikulit te majte dhe pjesen e pasme te septumit. Arteria koronare e majte ndahet ne dy dege:
Arteria Cirkumflekse: furnizon me gjak atriumin e majte dhe pjesen e pasme te ventrikulit te majte.
Arteria zbritese e perparme (LAD): furnizon me gjak pjesen e perparme dhe te poshtme te ventrikulit te majte dhe pjesen e perparme te septumit.

Comments are closed.