VENDODHJA

Rr.Nikolla Lena(kryqezimi me rr.Kavajes), Tirane

(0) 67-2004282

Telefono ne cdo moment 24/7

Kardiokirurgjia

Llojet e ndërhyrjeve të kardiokirurgjisë që bëhën në Spitalin Gjerman

– Ne Spitalin Gjerman kryhen te gjitha llojet e nderhyrjeve kardiokirurgjikale per te rritur, kjo do te thote se te gjitha semundjet e zemres te fituara apo te lindura te pacientet mbi 45 kg mund te trajtohen me nderhyrje kirurgjikale ne spitalin tone.
Procedurat kirurgjikale me te zakonshme jane bypass-i aorto-koronar, nderhyrjet valvulare dhe ato per aorten torakale, e cila eshte arteria kryesore e trupit. Pervec ketyre, ne departamentin e kardiokirurgjise kryhet edhe nderhyrja per arterien karotide, e cila eshte arteria qe furnizon me gjak trurin, kur ka nje ngushtim domethenes te kesaj arterjeje.

Teknikat dhe cfarë i diferencon operacionet e zemrës që bëhen ne Spitalin Gjerman nga spitalet e tjera.

– Teknika per nderhyrjen kirugjikale te arteries karotide eshte teknika bashkohore ‘eversion’ pa perdorimin e peçit sintetik. Kjo eshte teknika e sotme qe rekomandohet ne mbare boten per kete lloj nderhyrjeje. Kam filluar me kete sepse eshte teknika e vetme per kete lloj nderhyrjeje. Ndersa per zemren ka menyra te ndryshme per te kryer operacionin. Si fillim, meqenese zemra ndodhet ne toraks (kraharor) toraksi duhet te hapet gjithnje per te arritur te zemra. Per shume nderhyrje, si psh per ate te aortes (arteria kryesore e trupit), te valvules aortale dhe mitrale ne Spitalin Gjerman bejme procedura me invasion minimal me nje carje vetem 8 cm, ne vend qe te hapet i gjithe kraharori me nje carje prej 15 cm apo me shume. Kjo redukton traumen, dhimbjen dhe ben qe pacienti ta marre veten me shpejt.
Operacioni i bypass-it aorto-koronar kryhet, ashtu sic e quajme ne kardiokirurget, ‘me pompe’ ose ‘pa pompe’ pra me ose pa perdorimin e makinerise zemer-mushkeri respektivisht. Kirurget qe kryejne shumicen e operacioneve pa perdorimin e makinerise ‘zemer-mushkeri’ bejne propaganda se me kete lloj procedure ka me pak rreziqe per komplikacione cerebrale. Por kjo nuk eshte e vertete nese veren te gjitha publikimet nderkombetare. Ne te kundert, pacientet qe jane bere ‘pa pompe’ marrin 1 ose 2 bypass-e me pak sesa pacientet qe behen me makinerine zemer-mushkeri. Nje lloj tjeter specialiteti qe kryhet ne spitalin tone eshte metoda e riparimit te valvules, qe do te thote se valvula e semure nuk zevendesohet nga nje valvul tjeter artificiale, por ruhet.

Koha qe zgjat ndërhyrja dhe për sa kohë pacenti ngrihet në këmbë dhe është i aftë të ketë një aktivitet normal jetësor.

– Nderhyrjet rutine kardiokirurgjikale zgjasin rreth 3 ore dhe gjysem ore me shume ose me pak. Sigurisht, procedurat e kombinuara si psh bypass dhe 2 valvula zgjasin pak me shume. Ne mengjesin e dites se pare pas operacionit pacienti mund te ngrihet ne kembe prane shtratit me pak ndihme nga infermieret. Ne diten e dyte mund te levizi neper dhomen e tij dhe te shkoje ne tualet vet dhe ne diten e trete mund te eci ne koridor. Pese dite pas nderhyrjes pacientet tane mund te ngjisin shkallet dhe te bejne dush si normalisht. Dhe pas 7 – 10 dite pas nderhyrjes pacienti mund te dale nga spitali dhe te shkoje ne shtepi. Meqenese kockes se kraharorit i duhet kohe per t’u sheruar plotesisht, pacientet mund te vazhdojne aktivitetin e perditshem pas 2 muajsh. Kjo behet thjesht per te parandaluar cfaredolloj force qe mund te ushtrohet ne kocke. Per gjendjen normale dhe te ecurit kjo eshte e mundur pas 2-3 javesh.

Aneurizma e aortes

ANATOMIA E AORTES
riparim aneurizmi 2
riparim aneurizmi 1
tipe te aneurizmave

Aorta eshte arteria me e madhe e trupit te njeriut. Nis nga zemra dhe shperndan gjakun ne gjithe trupin. Pjesa qe sapo del nga zemra quhet aorta ashendente(ngjitese) me pas aorta formon nje hark (harku i aortes) dhe drejtohet poshte  ne drejtim te barkut. Pjesa e aortes qe ndodhet ne kraharor quhet aorta torakale ( e kraherorit), ndersa pjesa e aortes qe ndodhet ne bark quhet aorta abdominale (e barkut).

Aneurizma e aortes eshte nje zgjerim qe prek nje pjese te aortes si shkak i dobesimit te murit te aortes. Aneurizma e aortes mund te jete e fshehur per nje kohe te gjate pa dhene asnje shenje derisa te coje ne disekim te aortes ose te zbulohet rastesisht nga analiza radiologjike apo ekografike. Jo cdo zgjerim i aortes duhet operuar, por aneurizma duhet mbajtur gjithnje nen kontroll pasi mund te coje drejt nje disekimi apo carje te aortes me pasoja te renda.  Sidoqofte eshte kardiokirurgu ai  qe do tju keshilloje nese operacioni eshte zgjidhja me e mire.

Operacioni kryhet ne anestezi gjenerale,me perdorimin e aparatit zemer mushkeri. Pjesa e zgjeruar e aorte zevendesohet me nje tub artificial te perbere nga materiale te avancuar.  Nese e sheh te mundshme kardiokirurgu do ta kryeje operacionin me torakotomi mini invasive (hapje te vogel). Kohezgjatja varet nga tipologjia e aneurizmes.Pas operacionit pacienti trasferohet ne Terapi intensive.

Bypass

BYPASS

Bypass (bajpasi) eshte operacioni me i shpeshte ne cardiokirurgji.  Ky operacion sherben per te anashkaluar nje ngushtim ose bllokim te  arterieve koronare, per te rivendosur  qarkullimin  dhe furnizimin me gjak  te muskulit te zemres (miokardit).Ne kete menyre bypass-i  parandalon infarktin e zemres dhe largon dhimbjen e gjoksit te shkaktuar nga arteriet koronare te  ngushtuara. Enet e gjakut qe perdoren me shpesh jane: Arteria mamare qe eshte ne brendesi te kraharorit , vena safena qe meret nga kemba dhe arteria radiale .Operacioni kryhet ne anestezi gjenerale, normalisht eshte e nevojshme qe operacioni te behet me aparatin zemer-mushkeri (qarkullimi ekstrakorporal).  Nese plotesohen disa kushte, kardiokirurgu mund te vendose beje operacionin pa qarkullim ekstrakorporal. Mesatarisht ky operacion zgjat 3,5 ore e me pas pacienti shkon ne Terapine intensive ku mund te qendroje 1 ose 2 dite.

Çarjet e aortës

ANATOMIA E AORTES
llojet e disekimeve
RIPARIM ANEURIZMI 3
RIPARIM I DISEKIMIT

Aorta eshte arteria me e madhe e trupit te njeriut. Nga zemra ajo shperndan gjakun ne gjithe trupin.

Disekimi o aortes (carja e aortes) eshte nje urgjence madhore shendetsore. Ateroskleroza, aneurizma , hipertensioni, keqformime te lindura mund te cojne ne disekimin e aortes. Disekimi i aortes dhe carja e saj cojne ne hemorragji massive dhe vdekje. Terapia e vetme eshte ajo kirurgjikale

Ne keto raste duhet vepruar me shpejtesi, Ne varesi te vendit te disekimit dhe shtrirjes se tij, kardiokirurgu zgjedh tekniken me te mire per riparimin e aortes.  Pjesa e demtuar e aortes zevendesohet me nje tub (proteze ) artificial te perbere nga materiale te avancuar.  Mund te jete e nevojshme zevendesimi njekohesisht i valvules se aortes apo edhe riparimi I koronareve ose dhe kryerja e bypasit. Operacioni kryhet ne anestezi gjenerale,me perdorimin e aparatit zemer-mushkeri. Kohezgjatja varet nga tipi I disekimit.

Ndërhyrjet në arteriet karotide

Anatomia e qafes
incizioni i karotides 2
heqja e pllakes ateromatike
suturimi i arteries karotide

Ateroskleroza eshte nje proces degjenerativ-inflamtor qe con ne formimin e pllakezave yndyrore ne arteriet e njeriut.  Keto pllaka aterosklerotike ngushtojne gradualisht enet e gjakut deri ne bllokimin e plote te tyre.

Ateroskleroza  prek me teper meshkujt, mbi  moshen   65 vjec. Shkaktaret kryesore jane hipertensioni, obeziteti ( mbipesha),  nivelet e larta te yndyrnave ne gjak si psh. kolesteroli,  duhanpirja, perdorimi I alkolit.

Ateroskleroza prek  te gjitha arteriet e trupit. Kur ateroskleroza prek arterie te rendesishme si per shembull  arteriet koronare shkakton dhimbje gjoksi dhe infarkt miokardi .

Arteriet  karotide jane enet kryesore qe furnizojne trurin me gjak, ato kane origjinen ne aorte , shtrihen ne te dyja anet e qafes derisa arrijne trurin. Formimi i pllakave aterosklerotike ne arteriet karotide con ne ngushtimin gradual te tyre deri ne mbylljen e plote. Keto pllaka favorizojne formimin e trombeve( mpkisjeve te gjakut) te cilat mund te shkaktojne ictuse (goditje ne tru) me pasoja te renda si veshtirsi ne te folur,   paraliza te pjesshme, apo  hemi plegji deri ne vdekje.

Diagnoza per ngushtimin e arterieve karotide vendoset me ane te Eko-dopler, por edhe me skaner te qafes dhe me angiografi.

Trajtimi mund te jete me vendosjen e nje  Stenti (unaze) ne nivelin e ngushtimit. Kjo behet ne sallen e emodinamikes. (pa operacion)

Ne disa raste eshte I nevojshem trajtimi kirugjikal . Mjeku do ju sugjeroje trajtimin me te pershtashem .

Operacioni kryhet ne anestezi te pergjithshme, zgjat rreth 2 ore.  Kirurgu vaskular do beje nje nje incision te vogel anash qafes, poshte veshit. Arteria karotide do hapet, do pastrohet nga pllaka aterosklerotike dhe do qepet perseri. Ne kete menyre gjaku do kaloje lirisht dhe do beje nje furnizim me te mire te trurit.

Ndërhyrje multivalvulare

anatomia e valvulave

Zemra jone ka  4 valvula. Keto lejojne qe gjaku te kaloje vetem ne nje drejtim.

Midis atriumit te djathte dhe ventrikulit te djathte ndodhet valvula TRIKUSPIDALE ,  kjo lejon qe gjaku te kaloje nga atriumi ne ventrikul.

Midis ventrikulit te djathte dhe arteries pulmonare ndodhet valvula PULMONARE, gjaku kalon nga ventrikuli per ne arterien pulmonare.

Midis atriumit te djathte dhe ventrikulit  te djathte ndodhet valvula MITRALE, kjo valvul lejon kalimin  e gjakut nga atriumi ne ventrikulin e majte.

Valvula AORTIKE  ndodhet midis ventrikulit te majte dhe aortes, lejon kalimin e gjakut nga ventrikuli ne aorte .

Keto valvula mund te kene keqformime qe ne lindjen e njeriut  ose mund te demtohen gjate jetes se njeriut nga shkaqe te ndryshme si psh: Semundjet reumatizmale, infeksione te ndryshme , infarkte te miokardit, semundje te tjera te zemres, hipertensioni, duhanpirja, kalcifikimet etj. ,

Me shpesh ndodh demtimi I nje valvule si psh vetem valvula e aortes apo vetem  valvula mitrale. Me rralle mund te ndodhe  demtimi  i  dy apo tre valvulave. Valvulat  mund te kene stenoze(ngushtim) apo insuficience (nuk mbyllen mire). Simptomat mund te jene: dhimbje gjoksi, veshtiresi ne frymemarrje, lodhje ,  marrje mendsh,  te fiket,  edema pulmonare(uje ne mushkeri) ,mbledhja e ujit ne bark (asciti).

Operacioni kryhet ne anestezi gjenerale, me perdorimin e makines  zemer-mushkeri . Kirurgu do perdore valvula biologjike ose mekanike per zevendesimin e valvules se aortes dhe valvules mitrale. Valvula mitrale dhe ajo trikuspidale mund te riparohen me unaza.

Riparim apo zëvendësim i valvulës së aortës

INSUFICENZA E VALVULES SE AORTES
TAVR_Poster.indd
LLOJET E PROTEZAVE

Valvula e aortes lejon kalimin e gjakut nga ventrikuli I majte ne drejtim te aortes gjate sistoles (tkurrjes se zemres)  dhe nuk lejon kthimin e gjakut nga aorta ne zemer gjate  diastoles( leshimit te zemres).  Dy jane demtimet kryesore te valvules se aortes.

  1. Stenoza ose ngushtimi. 2. Insuficienca ose mbyllja jo e plote e valvules

Ne keto raste ,simptomat me te shpeshta  jane : veshtiresi ne frymemarrje, dhimbje gjoksi, lodhje, marrje mendsh, te fiket , rrahje te crregullta te zemres,

Operacioni per zevendesimin e valvules se aortes kryhet  ne anestezi gjenerale, me perdorimin e aparatit zemer-mushkeri (qarkullimi ekstrakorporal).

Valvula qe do perdoret mund te jete mekanike (prej metali dhe material te tjera) ose biologjike

 (pergatitet  nga zemra e derrit).Kardiokirurgu do te tju keshilloje zgjidhjen me te mire per ju.

Ne spitalin tone ,nese kardiokirurgu e gjykon te mundur , ky operacion kryhet me torakotomi mini invasive pra me hapje te vogel te kraherorit. Mesatarisht ky operacion zgjat 3 ore e me pas pacienti shkon ne Terapine intensive ku mund te qendroje 1 ose 2 dite. Ne spitalin tone pacientet qendrojne mesatarisht 7 dite pas operacionit. Gjate kesaj kohe pacienti gradualisht rrikthehet ne veprimtarite normale. Pacienti  ngrihet nga shtrati qe ne diten e pare pas operacionit, ben ushtrime respiratore, ecen gradualisht. Qellimi eshte rifitimi I autonomise dhe rikthimi ne jeten normale.

Riparim apo zëvendësim i valvulës mitrale

stenoza mitrale
prolapsi i mitrales
INSUFICENCA MITRALE

Valvula mitrale ndodhet midis atriumit te majte dhe ventrikulit te majte. Ajo lejon kalimin e gjakut nga atriumi ne ventrikul dhe nuk lejon gjakun qe te kthehet mbrasht. Demtimet e valvules mitrale mund te vijne nga infeksione te ndryshme, kalcifikimi i fleteve te valvules, semundjet reumatizmale, infarkti i miokardit ,etj.

Demtimet kryesore jane

  1. Stenoza mitrale
  2. Insuficenca mitrale.

Shenjat e kryesore ne keto raste jane veshtiresia ne frymareje ne pozicionin shtrire, rrahje te crregullta te zemres, lodhje, dhimbje gjoksi.

Ne baze te shkalles se demtimit te valvules, kardiokirurgu do vendose nese duhet ta riparaje valvulen apo ta zevendesoje plotesisht ate.

Riparimi behet me”unaze mitrale”, ndersa zevendesimi behet me valvul qe  mund te jete mekanike (prej metali dhe material te tjera) ose biologjike(pergatitet  nga zemra e derrit). Kardiokirurgu do te tju keshilloje zgjidhjen me te mire per ju. Operacioni kryhet ne anestezi gjenerale,  me perdorimin e aparatit zemer –mushkeri (qarkullimi ekstrakorporal)

Mesatarisht ky operacion zgjat 3.5 ore e me pas pacienti shkon ne Terapine intensive ku mund te qendroje 1 ose 2 dite. Ne spitalin tone pacientet qendrojne mesatarisht 7 dite pas operacionit. Gjate kesaj kohe pacienti gradualisht rrikthehet ne veprimtarite normale. Pacienti  ngrihet nga shtrati qe ne diten e pare pas operacionit, ben ushtrime respiratore, ecen gradualisht. Qellimi eshte rifitimi I autonomise dhe rikthimi ne jeten normale.

Riparimi apo zevendesimi i valvules trikuspidale

valvula trikuspidale
Insuficienca trikuspidale

Valvula trikuspidale ndodhet midis atriumit te djathte dhe ventrikulit te djathte. Ajo lejon kalimin e gjakut nga atrium i djathte ne ventrikulin e djathte dhe nuk lejon kthimin e gjakut mprapsht ne atriumin e djathte.

Ne krahesim me valvulen e aortes apo me valvulen mitrale, kjo valvul preket me rralle por edhe valvula trikuspidale mund te demtohet. Patologjia me e zakonshme eshte  insuficenca trikuspidale, pra valvula nuk mbyllet plotesisht dhe gjaku rikthehet  nga ventrikuli ne atrium.

Simptomat kryesore jane : lodhja, veshtiresi ne frymemarrje, lekura e ftohte, edema, ndjesia e pulsimit ne qafe.

Trajtimi mund te jete farmakologik ne rastet kur patologjia e valvules mitrale eshte e lehte dhe nuk ndikon ne jeten e perditshme. Ne rastet kur shenjat dhe simptomat jane te rendesishme dhe ndikojne ne jeten normale eshte i nevojshem trajtimi kirurgjikal. Valvula trikuspidale mund te zevendesohet ose te riparohet. Kardiokirurgu do zgjedhe trajtimin me te mire per ju. Operacioni kryhet ne anestezi gjenerale, me perdorimin e makines zemer-mushkeri ( qarkullimi ekstrakorporal). Operacioni zgjat rreth 3 ore e me pas cohet ne Terapine intensive ku qendron 1 ose 2 dite. Pas rreth nje jave nga operacioni pacienti  mund te dale nga spitali. Gjate kesaj kohe rrikthehet gradualisht ne aktivitetet e jetes normale.

Ndërhyrjet në venat varikoze

Anatomia venave te kembes
para dhe pas varicektomise
varicet kofsha
venat inkontinente

Venat jane ato ene gjaku qe cojne gjakun nga periferia drejt zemres. Ne brendesi te venave ka disa valvula te vogla qe lejojne kalimin e gjakut vetem ne nje drejtim dhe pengojne kthimin e  gjakut mbrapsht.  Ne rastet  kur keto valvula demtohen, gjaku grumbullohet ne vena dhe i zgjeron ato, dhe favorizon formimin e trombeve . Keto jane venat varikoze ose Varicet.

Dy nga venat kryesore ne kembe qe preken me teper nga varikoza jane: Vena Safena e madhe dhe Vena Safena e vogel  dhe kolateralet e tyre.

Shkaktaret e formimit te Venave Varikoze jane qendrimi ne kembe ne kohe te zgjatura dhe  ne ambiente te ngrohta, obeziteti, kapslleku, shtatzania. Femrat  nga 30 deri ne 50 vjet jane me te prirura per formimin e venave varikoze.

Varicet nuk jane vetem nje problem estetik por mund te behen rrezik i madh per shendetin pasi formimi i trombeve mund te coje ne tromboflebite, tromboza venoze te thella dhe tromboemboli pulmonare.

Trajtimi  kirurgjikal eshte nje procedure qe kryhet ne anestezi spinale, normalisht pacienti eshte i zgjuar. Kirurgu ben disa incizione (prerje) te vogla pergjate  trajektores se venes. Vena e semure hiqet  e gjitha , gjithashtu mbyllen dhe venat kolaterale. Kohezgjatja e operacionit varet nga grada e variceve. Kemba e pacientit fashohet me fasho elastike. Te nesermen e operacionit pacienti mund te largohet nga spitali.

Comments are closed.