Embolizimi i Arteries Uterine

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI – TRAJTIM MODERN DHE PA NDËRHYRJE KIRURGJIKALE I TUMOREVE NË MITËR (FIBROMAVE)

EMBOLIZIMI I ARTERIES UTERINE VJEN ME TEKNIKAT MË TË AVANCUARA TË TRAJTIMIT PRANË SPITALIT GJERMAN

Fibromat uterine, të cilat në vetvete janë rritje jo-kanceroze në uterus (mitër), deri më sot janë trajtuar në Shqipëri me ndërhyrje kirurgjikale, laparoskopi apo deri në histerektomi.

Embolizimi i arteries uterine është një trajtim mini-invaziv për fibromat uterine. Gjatë këtij proçesi, i njohur ndryshe edhe si “embolizimi i fibromave uterine”, mjeku përdor një tub të hollë dhe fleksibël (kateter) për të injektuar disa grimca të vogla (agjentë embolikë) brenda arteries uterine, të cilat furnizojnë me gjak fibromat dhe uterusin.

Qëllimi kryesor i kësaj proçedure është bllokimi i enëve të gjakut të fibromave, gjë e cila më pas çon drejt “tharjes” dhe nekrotizimit të tyre.

FIBROMAT, ÇFARË JANË ATO?

Fibromat, të njohura ndryshe edhe si “mioma” (apo edhe terma të tjerë) janë tumore të cilat rriten në brendësi të murit të mitrës. Ato nuk janë kanceroze, pra janë tumore beninje. Mund të kenë dimensione të ndryshme (nga 1 cm deri në 10 apo 15 cm) dhe brenda mitrës mund të rriten një ose disa fibroma njëherësh.

CILAT JANË SIMPTOMAT E FIBROMAVE?

Fibromat janë më të dukshme në përgjithësi tek femrat në moshën 40-50 vjeç dhe prekin një përqindje të konsiderueshme të tyre. Ka raste që nuk shfaqin asnjë shenjë, megjithatë simptomat kryesore përfshijnë:

  • Hemorragji menstruale anormale dhe me kohëzgjatje të paparashikuar. Mund të vazhdojë me javë dhe pacientja rrezikon të kalojë në anemi;
  • Dhimbje gjatë menstruacioneve dhe të papërjetuara më parë;
  • Urinim i shpeshtë;
  • Fryrje e barkut;
  • Dhimbje në fund të shpinës dhe gjatë aktit seksual;
  • Infertilitet;
  • Komplikacione gjatë shtatzanisë apo lindjes etj.

SI ZHVILLOHET KJO PROÇEDURË PRANË SPITALIT GJERMAN?

Stafi i specializuar dhe me përvojë i Spitalit Gjerman, nën drejtimin e kardiologut invaziv Dr. Maksim Llambro, realizon embolizimin e fibromave uterine në mënyrë profesionale dhe e sjell atë si një alternativë moderne dhe risi në Shqipëri, e cila:

  • Shkatërron indet e fibromave (pa i hequr ato);
  • Lehtëson në mënyrë të ndjeshme simptomat shqetësuese;
  • Shmang kirurgjinë (dhe në rastet kur trajtimi kirurgjikal përbën rrezik për pacientin);
  • Eshtë një procedurë me komplikacione minimale në krahasim me trajtimin kirurgjikal;
  • Lejon mbajtjen e mitrës dhe mundësinë për shtatzani në të ardhmen;
  • Ofron një kohë më të shpejtë rehabilitimi dhe rikthim të shpejtë në jetën normale pas ndërhyrjes.

Nëpërmjet anestezisë lokale, mjeku bën një prerje shumë të vogël (mini-invazive) në lëkurë mbi arterien femorale (rrëzë kofshës) ose në arterien radiale (arteria e krahut). Pas kësaj, ai fut një kateter brenda arteries dhe e drejton atë tek njëra prej arterieve uterine. Në përgjithësi, mjeku mund të aksesojë tek të dy arteriet uterine nëpërmjet një prerjeje.

Lënda e injektuar e kontrastit shkon direkt brenda arteries uterine dhe tek degët e saj, duke e bërë atë të dukshme në monitorin e fluoroskopit dhe duke “ndri­çuar” më tepër fibromat sesa indet e tjera. Pas identifikimit të zonës së duhur të arteries uterine, mjeku injekton brenda enëve të gjakut disa grimca të vogla me përbërje plastike ose xhelatine, të cilat transportohen nga gjaku për të bllokuar enët e fibromave.imazh-ilustrues