Disa menyra per te zbuluar kancerin e gjirit

Disa menyra per te zbuluar kancerin e gjirit: 

  • VETEKONTROLLI MUJOR I GJIRIT;
  • KONTROLLI I GJIRIT TEK MJEKU;
  • MAMOGRAFIA;
  • EKOGRAFIA E GJIRIT;

 

Vetekontrolli Mujor I Gjirit

Vetekontrolli i gjirit eshte te njohesh gjinjte e tu, duke i kontrolluar nepermjet prekjes me duar. Duke kontrolluar gjinjte tuaj rregullisht, ju do te mesoni se si eshte pamja normale e tyre. Kjo gje do t’ju ndihmoje te vini re menjehere ndonje ndryshim qe mund te ndodhe ne gji dhe te shkoni sa me shpejte tek mjeku. Vete-kontrolli i gjirit duhet te behet duke filluar qe nga mosha 20 vjec; pavaresisht se gjinjte mund te jene normal.

 

Kur behet vetekontrolli gjirit?

Kontrolli i gjirit rekomandohet te behet cdo muaj, mbas kalimit te periodave, ose 3-4 dite mbas tyre. Kjo sepse gjate periodave gjinjte jane te dhimbshem, te tendosur, dhe mund t’ju ngaterrojne. Ne periudhen e menopauzes (lenies se periodave), vete- kontrolli i gjirit behet diten e pare te cdo muaji. Kjo behet me qellim qe ju ta keni me te lehte per t’u kujtuar.

 

Si behet vetekontrolli i gjirit?

Vete-kontrollin e gjinjve ju mund ta beni kur jeni duke bere dush, kur jeni duke ndenjur shtrire apo duke qendruar para pasqyres.

Filloni qe tani – ndiqni hapat e meposhtme :

HAPI I PARE : Vendosini duart ne ije. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen apo madhesine e gjinjve?

HAPI I DYTE: Vendosini duart pas kokes. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen apo madhesine e gjinjve?

HAPI I TRETE: Vendosini duart pas kokes. Kthejeni trupin majtas dhe pastaj djathtas. Vini re mos ka ndonje ndryshim te pazakonshem ne ngjyren, formen ose ne madhesine e gjinjve?

HAPI I KATERT: Kontrolloni me majat e gishtave te dores se djathte gjirin e majte dhe me majat e gishtave te dores se majte gjirin e djathte, duke shkuar deri tek sqetullat. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?

HAPI I PESTE: Kontrolloni me te prekur sqetullen e djathte, pastaj dhe sqetullen e majte. Vini re mos ka ndonje kokerr tek gjinjte?

Perpiquni ta beni zakon berjen e vete kontrollit te gjirit 1 here ne muaj!

 

Cfare ndryshimesh ne gji duhet t’ju terheqin vemendjen?

Ju duhet te shkoni menjehere tek mjeku nese vini re shenja jo normale si:

  • Zmadhim apo forcim te gjirit qe nuk eshte normale per ju.
  • Zakonisht, shume gra para periodave kane gjoks te forte dhe te dhimbshem, por kjo eshte nje gje normale
  • Gjendra apo mahisje ne gji
  • Njeri gji eshte me i ulet se tjetri ne menyre te pazakonte
  • Terheqje nga brenda e thithave te gjirit ose rrjedhje lengu apo gjaku prej tyre.
  • Dhe cdo gje tjeter qe nuk ju duket normale

Jo te gjitha gjendrat qe mund te dalin ne gji jane kancer, por megjithate pa frike apo ankth, drejtohuni sa me shpejte te jete e mundur tek mjeku nese vini re ndonje ndryshim jo normal tek gjinjte tuaj. Vetem mjeku mund te beje dallimin.

Vetekontrolli i gjirit zgjat vetem pak minuta, nuk kushton fare por ju mbron jeten!

Vetekontrolli i gjirit eshte vetem nje pjese e kujdesit per gjirin. Ka edhe menyra te tjera te cilat kapin ne faza shume te hershme kancerin e gjirit siç eshte mamografia.