Departamenti kirurgjise kardiake

Departamenti kirurgjise kardiake ne Spitalin Gjerman nen drejtimin e kardiokirurgut Prof. Jacob Zeitani , kryhen te gjitha llojet e nderhyrjeve kardiokirurgjikale per te rritur, kjo do te thote se te gjitha semundjet e zemres te fituara apo te lindura te pacientet mund te trajtohen me nderhyrje kirurgjikale ne spitalin tone.

Procedurat kirurgjikale me te zakonshme jane bypass-i aorto-koronar, nderhyrjet valvulare dhe ato per aorten torakale, e cila eshte arteria kryesore e trupit. Pervec ketyre, ne departamentin e kardiokirurgjise kryhet edhe nderhyrja per arterien karotide, e cila eshte arteria qe furnizon me gjak trurin, kur ka nje ngushtim domethenes te kesaj arterjeje.

Teknikat dhe cfarë i diferencon operacionet e zemrës që realizohen nen drejtimin e kardiokirurgut Prof. Jacob Zeitani ne Spitalin Gjerman nga spitalet e tjera.

– Teknika per nderhyrjen kirugjikale te arteries karotide eshte teknika bashkohore ‘eversion’ pa perdorimin e peçit sintetik. Kjo eshte teknika e sotme qe rekomandohet ne mbare boten per kete lloj nderhyrjeje. Ndersa per zemren ka menyra te ndryshme per te kryer operacionin. Si fillim, meqenese zemra ndodhet ne toraks (kraharor) toraksi duhet te hapet gjithnje per te arritur te zemra. Per shume nderhyrje, si psh per ate te aortes (arteria kryesore e trupit), te valvules aortale dhe mitralenen Prof. Jacob Zeitani ne Spitalin Gjerman realizon procedura me invasion minimal me nje carje me te vogel se 8 cm, ne vend qe te hapet i gjithe kraharori me nje carje prej 15 cm apo me shume. Kjo redukton traumen, dhimbjen dhe ben qe pacienti ta marre veten me shpejt.
Nje lloj tjeter specialiteti qe kryhet nga Prof. Jacob Zeitani ne Spitalin Gjerman eshte metoda e riparimit te valvules, qe do te thote se valvula e semure nuk zevendesohet nga nje valvul tjeter artificiale, por ruhet.