Çfare mjekimi perdoret per infarktin e miokardit? 

Mjekimi fillon menjehere sapo eshte diagnostifikuar infarkti, mundesisht qe ne ambulance apo ne sallen e urgjences. Ilacet dhe kirurgjia mund te perdoren per te mjekuar infarktin.

Cilat ilace perdoren per mjekimin e infarktit te miokardit? 

Qellimi i mjekimit me medikamente eshte parandalimi ose shperberja e koagulimeve te gjakut, parandalimin e grumbullimit te plateleve perreth pllakes, stabilizimin e pllakes dhe parandalimin e ishemive ne te ardhmen. Keto mjekime duhet te merren sa me shpejte te jete e mundur (brenda 1 – 2 oreve nga fillimi i simptomave) per te minimizuar demtimet e zemres. Sa me shume te vonoheni ne marrjen e ketyre mjekimeve , me teper dem mund te ndodhi dhe me pak perfitime mund te kemi prej tyre.

Ilacet qe perdoren per infarktin jane:
Aspirina – per te parandaluar koagulimin e gjakut, i cili mund te perkeqesoje infarktin
Antiagregante te tjere – per te parandaluar koagulimin

Mjekime trombolitike – per te shkrire koagulin e gjakut ne arteriet e zemres
Kombinimi i mjekimeve te mesiperme

Mjekime te tjera gjate ose pas infarktit, lehtesojne punen e zemres, permiresojne funksionimin e saj, zgjerojne dhe zmadhojne enet e gjakut, zvogelojne dhimbjen dhe e mbrojne nga aritmi te rrezikshme per jeten.

A ka mundesi te tjera mjekimi per infarktin e miokardit? 

Gjate ose menjehere pasi ka ndodhur infarkti i miokardit mund t’ju bejne analizen e kateterit kardiak, per te vleresuar shtrirjen e infarktit, gjendjen e zemres, arterieve dhe siperfaqen e demtuar te zemres. Ne disa raste procedura te tilla angioplastike apo stente perdoren per te hapur arteriet e ngushtuara apo te bllokuara. Nese eshte e nevojshme edhe kirurgjia per vendosjen e nje bypass mund te kryhet disa dite pas infarktit per t’i kthyer zemres furnizimin me gjak. Mjekimi me medikamente, kirurgji me zemer te hapur, apo nderhyrje te tjera si angioplastika nuk mjekojne semundjen e arterieve koronare. Te kaluarit te nje infarkti apo mjekimi te tij nuk do te thote qe sdo te keni me infarkte te tjera, ai mund te ndodhe perseri. Mund te ndiqni disa hapa per te parandaluar perseritjen e episodeve te tilla. Qellimi kryesor pasi keni kaluar nje infarkt te miokardit eshte te mbani te shendetshme zemren tuaj dhe te reduktoni riskun per te pasur infarkte te tjera. Menyra me e mire per ta arritur kete eshte te merrni mjekimet tuaja, te ndryshoni menyren e jeteses dhe te shkoni per kontrolle tek mjeku rregullisht.

Medikamentet pas infarktit sherbejne per : 

• Parandalimin e koagulimit te gjakut
• Lehtesimin e punes se zemres dhe permiresimin e performances se zemres e rimekembjen e saj
• Parandalimin e pllakes duke reduktuar kolesterolin

Medikamente te tjera mund tju keshillohen nese jane te nevojshme. Keto perfshijne medikamentet per aritmi, per presionin e gjakut, anginen etj. Eshte shume e rendesishme te njihni emrat e ilaceve, perse perdoren dhe sa here ne dite duhet t’i merrni ato. Mbani nje liste te mjekimeve qe merrni dhe merrini me vete sa here qe vizitoheni per cfaredo lloj arsye.

Si mund te ndryshoni menyren e jeteses pas nje infarkti te miokardit?

Nuk ka kure per semundjen e arterieve koronare. Per te parandaluar perkeqesimin e saj ose nje infarkt tjeter, ju duhet te ndiqni keshillat e mjekut dhe te beni ndryshimet e nevojshme ne menyren e jeteses duke: lene duhanin, reduktuar kolesterolin ne gjak, kontrolluar diabetin dhe presionin e larte te gjakut, ndjekur nje plan stervitjeje, ruajtur nje peshe ideale dhe kontrolluar stresin.