Cfare duhet te dini per kancerin e gjirit?

Kanceri i gjirit eshte nje nga llojet me te shpeshta te kancereve tek grate, sidomos tek ato mbi 35 vjec.
Cdo vit rreth 185.000 gra ne Evrope preken nga kanceri i gjirit dhe rreth 44.000 vdesin per shkak te kesaj semundjeje. 
Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, ne cdo 9 gra, njera do te semuret prej kancerit te gjirit.

Ne Shqiperi kanceri i gjirit eshte kanceri qe haset me shpesh dhe ze vendin e pare ne shkaqet e vdekjeve tek femrat.
Ne Shqiperi prej kancerit te gjirit preken rreth 350-400 gra cdo vit.

Kush mund te preket nga kanceri i gjirit?

Nga kanceri i gjirit mund te preket cdo grua.
Por rreziku rritet nese:
– Nena, motra apo gjyshja juaj kane patur kancer te gjirit

– Jeni mbi 40 vjec; sepse rreziku rritet bashke me moshen

– Periodat ju ka filluar para moshes 12 vjec;

– Periodat ju kane ndaluar pas moshes 50 vjec;

– Nuk keni lindur kurre femije;

– Keni lindur femijen e pare mbi 30 vjeç;

– Jeni mbipeshe;

– Pini teper duhan dhe alkool;

– Kryeni aktivitet te paket fizik;

Por ne ditet tona, kanceri i gjirit mund te kurohet ne pjesen me te madhe te rasteve, mjafton te diagnostikohet ne kohe.
Kanceri i gjirit mund te mjekohet me sukses nese ju e zbuloni sa me shpejte ate.

Nese ndryshimet qe ndodhin ne gjinjte tuaj kapen qysh ne fillim, ky eshte nje shans shume i mire per ju, per nje mjekim te suksesshem.

**DIAGNOSTIKOHUNI NE KOHE , SHPETONI JETEN TUAJ!**