Ataku i Zemres ose Infarkti i Miokardit

Ataku i Zemres ose Infarkti i Miokardit, eshte nje dem permanent i muskulit te zemres. “Mio” do te thote muskul, “Kardio” i referohet zemres, dhe “Infarkt” do te thote vdekje e indit si pasoje e mungeses se furnizimit me gjak.

Çfare ndodh gjate infarktit te miokardit? 

Muskuli i zemres kerkon gjithnje nje furnizim konstant me gjak te pasur me oksigjen ne menyre qe te ushqehet. Arteriet koronare furnizojne zemren me sasine e nevojshme te gjakut. Nese ju vuani nga semundje te arterieve koronare, ato arterie ngushtohen, dhe gjaku nuk rrjedh aq mire sa duhet. Mase dhjamore, kalcium, proteina dhe qeliza inflamatore grumbullohen brenda arterieve dhe formojne pllaka te madhesive te ndryshme. Depozitimet e pllakave jane te forta ne pjesen e jashtme dhe te buta ne pjesen e brendshme. Kur pllaka eshte e forte, korja e jashtme cahet, atehere trombocitet (qeliza ne forme disku te gjakut qe ndihmojne ne koagulimin e gjakut) afrohen ne zone dhe formojne koagul gjaku perreth zones se pllakes. Nese koaguli i gjakut mbyll plotesisht arterien, atehere muskuli i zemres nuk ushqehet me me oksigjen. Ne nje kohe shume te shkurter ndodh vdekja e qelizave muskulare, duke shkaktuar dem te perheshem. Ky quhet Infarkt i Miokardit. Edhe pse e pazakonte, infarkti i miokardit mund te shkaktohet nga nje spazme e arteries koronare. Gjate spazmes koronare, arteria koronare ngushtohet dhe zgjerohet disa here duke reduktuar ushqimin me gjak te zemres (ishemia). Kjo mund te ndodhe kur pushoni dhe gjithashtu tek njerzit qe nuk vuajne nga semundje te rendesishme te zemres. Cdo arterie koronare ushqen me gjak nje pjese te caktuar te muskulit kardiak. Sasia e demit varet nga siperfaqja e muskulit qe ushqehet nga arteria, dhe nga koha qe kalon ndermjet demtimit dhe mjekimit. Sherimi i muskulit te zemres fillon menjehere pas infarktit dhe i duhen rreth 8-jave. Njesoj si plaget ne lekure, plaga ne zemer sherohet dhe le pas nje shenje ne zonen e demtuar. Problemi eshte se indi i shenjes nuk tkurret, prandaj aftesia e zemres per te pompuar gjakun reduktohet pas infarktit. Aftesia e humbur e pompimit varet nga siperfaqja dhe pozicioni ne te cilin ndodhet indi i ri i formuar.